POLITIKA E PRIVATËSISË MBI REKRUTIMIN

I nderuar aplikant!

Duke vlerësuar interesimin tuaj për të aplikuar për pozicione të lira pune si dhe për rastet kur ju shprehni interes të përgjithshëm për punësim pranë shoqërisë ITD sh.p.k, ju informojmë se InfoSoft Management Services sh.p.k është Shoqëria e autorizuar për ofrimin e shërbimeve për rekrutimin e kandidatëve të interesuar.

InfoSoft Management Services sh.p.k. vepron në cilësinë e Përpunuesit të të dhënave kur rekruton punonjës në emër dhe për llogari të shoqërisë ITD sh.p.k, bazuar në standardet dhe rregullat e saj (Kontrolluesit).

Si Kontrolluesi, ashtu edhe Përpunuesi janë të përkushtuar të zbatojnë detyrimet përkatëse të parashikuara nga Rregullorja (BE) 2016/679 (GDPR) dhe Ligji Nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Të dyja palët kanë emëruar Nëpunës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO), të cilët mund të kontaktohen për çdo kërkesë apo paqartësi që lidhet me përpunimin e të dhënave personale gjatë procesit të rekrutimit. 

Ne, sigurojmë çdo aplikant se të dhënat personale që mbërrijnë në bazën tonë të të dhënave, përpunohen dhe ruhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kategoria e të dhënave personale që mblidhen.

Gjatë proceseve të rekrutimit, kur ju kontaktoheni nga Shoqëria jonë apo edhe kur na kontaktoni ju për të prezantuar kualifikimet tuaja apo preferencat në lidhje me një pozicion për të cilin doni të aplikoni, mund të jetë e nevojshme dhënia/mbledhja e të dhënave personale.

Konkretisht, mund të përpunojmë të dhëna si:

  • Të dhëna identifikuese (emër, mbiemër, datëlindje, shtetësi, numër kontakti, email, adresë banimi);
  • Të dhëna profesionale (arsim, eksperienca e punës, kualifikime, aftësi, referenca);
  • Informacion shtesë që mund të jepni vetë në CV, letër motivimi apo gjatë intervistës;
  • Informacion nga palë të treta (p.sh. referuesit e punës, vetëm me pëlqimin tuaj paraprak).

Nëse ju jepni informacion në lidhje me persona të tjerë, si individë referues, ju jeni përgjegjës për vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe marrjen e çdo pëlqimi të nevojshëm prej tyre, me qëllim që Shoqëria t’i kontaktojë për verifikimin e informacioneve të dhëna nga ju.

Bazuar në referencat tuaja, InfoSoft Management Services sh.p.k. mund të mbledhë informacione për ju edhe nga palë të treta, por në çdo rast vetëm brenda qëllimit të rekrutimit, duke shmangur mbledhjen ose përpunimin  e të dhënave të panevojshme.

Qëllimi i përpunimit dhe baza ligjore.

Përpunimi i të dhënave tuaja do të bëhet vetëm për qëllime rekrutimi, dhe konkretisht:

  • Vlerësimi i përshtatshmërisë së kandidaturës suaj për pozicionin e shpallur;
  • Komunikimi me ju gjatë procesit të rekrutimit;
  • Administrimi i dokumentacionit dhe vlerësimi i intervistave;
  • Ruajtja e kandidaturës për mundësi të ardhshme punësimi.

Baza ligjore e përpunimit mbështetet në nenin 6(1) të GDPR/Ligjit Nr. 124/2024, përkatësisht: pëlqimi juaj kur ruajmë CV për pozicione të ardhshme; dhe nevoja për të ndërmarrë hapa para lidhjes së kontratës së punësimit për pozicionin e shpallur.

Masat për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e konfidencialitetit

Ne deklarojmë se kemi marrë masat e duhura organizative dhe teknike për të mbrojtur të dhënat personale nga cënimet, shkatërrime të paligjshme dhe/apo aksidentale, humbjes, manipulimit si dhe aksesit apo zbulimit të paautorizuar të të dhënave personale.

E drejta për të kërkuar korrigjimin/ndryshimin/fshirjen e të dhënave personale

Në përputhje me ligjin dhe GDPR, ju keni të drejtë të kërkoni:

  • akses në të dhënat tuaja personale;
  • korrigjimin ose fshirjen e tyre;
  • kufizimin e përpunimit;
  • tërheqjen e pëlqimit në çdo moment (pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimit të mëparshëm);
  • si dhe çdo të drejtë që ju jep ligji.

Kërkesat tuaja mund t’i dërgoni me email në adresën zyrtare te emailit: humanresources@infosoftgroup.com.al ose në adresat zyrtare të DPO-ve, dhe do të merrni përgjigje brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës.

Transferimi ndërkombëtar i të dhënave

Aktualisht, të dhënat tuaja nuk transferohen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nëse në të ardhmen parashikohet ndonjë transferim jashtë vendit, ai do të kryhet vetëm drejt vendeve që sigurojnë nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje sipas legjislacionit në fuqi dhe duke ju njoftuar paraprakisht.

Afati i ruajtjes së të dhënave personale

Të dhënat tuaja personale, të mbledhuara gjatë procesit të rekrutimit, do të ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të mbledhjes së tyre, si më poshtë vijon:

  • Të dhënat e kandidatëve që nuk kualifikohen për fazën e intervistës: ruhen deri në 6 gjashtë) muaj nga data e aplikimit;
  • Kandidatët që marrin pjesë në intervistë ose proces vlerësimi: ruhen deri në 2 (dy) vjet nga data e aplikimit ose përditësimit të fundit të të dhënave. Kjo periudhë lejon vlerësimin e kandidaturës suaj jo vetëm për pozicionet aktuale të lira, por edhe për mundësi të tjera punësimi që mund të hapen gjatë kësaj periudhe.

Pas përfundimit të afatit të ruajtjes, të dhënat tuaja do të fshihen në mënyrë të pakthyeshme nga baza jonë e të dhënave.

Pëlqimi i aplikantit

Duke dorëzuar aplikimin tuaj ose duke marrë pjesë në procesin e rekrutimit, ju pranoni se:

  • keni lexuar dhe kuptuar këtë politikë të privatësisë;
  • jepni pëlqimin tuaj të informuar për përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllimet e përshkruara në këtë politikë;

Për kontaktim:

Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO) të Kontrolluesit (ITD sh.p.k):

  • Emri:Eugena Agalliu
  • Email:eagalliu@infosoftgroup.com.al

Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO) të Përpunuesit (Infosoft Management Services shpk):