POLITIKA E PRIVATËSISË
Data e fundit e përditësimit: 23.02.2026
1. Hyrje
ITD sh.p.k. i kushton rëndësi të veçantë mbrojtjes së të dhënave personale dhe trajtimit të tyre në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë, përfshirë Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Në kuadër të aktivitetit të saj dhe funksionimit të website-it, Kompania mund të përpunojë të dhëna personale në mënyrë të kufizuar dhe proporcionale me qëllimin për të cilin ato mblidhen. Përmes kësaj Politike, ne synojmë të ofrojmë informacion të qartë mbi mënyrën se si përpunohen këto të dhëna, për çfarë qëllimesh dhe cilat janë të drejtat e individëve në lidhje me to.
Ne angazhohemi që çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet mbi një bazë ligjore të vlefshme, në përputhje me parimet e ligjshmërisë, transparencës, minimizimit dhe sigurisë.
2. Fusha e zbatimit
Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet për përpunimin e të dhënave personale që kryhet në kuadër të përdorimit të website-it të ITD sh.p.k., si dhe komunikimit që realizohet përmes saj, përfshirë kërkesat për kontakt, bashkëpunim apo aplikim për punësim, si edhe përpunimet teknike dhe analitike të domosdoshme për funksionimin dhe sigurinë e website-it.
Kjo Politikë nuk rregullon dhe nuk zëvendëson politikat dhe procedurat e brendshme të Kompanisë që lidhen me përpunime të tjera të të dhënave personale jashtë kontekstit të website-it, përfshirë përpunimet që lidhen me marrëdhëniet e punës, kontraktore apo detyrime të tjera ligjore.
3. Identiteti i Kontrolluesit
Kontrolluesi i të dhënave personale të përpunuara në kuadër të kësaj Politike është:
ITD sh.p.k.
NIPT: J61820049L
Selia: Gjergji Center, Rruga Murat Toptani, Tiranë 1001, Shqipëri
ITD sh.p.k. përcakton qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale në lidhje me përdorimin e website-it dhe komunikimin që realizohet përmes saj.
Për çdo çështje që lidhet me përpunimin e të dhënave personale ose për ushtrimin e të drejtave tuaja, mund të na kontaktoni në adresën: dpo@itd-al.com
4. Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO)
ITD sh.p.k. ka emëruar një Zyrtar për Mbrojtjen e të Dhënave (Data Protection Officer – DPO), i cili vepron në mënyrë të pavarur dhe mbikëqyr përputhshmërinë e përpunimeve të të dhënave personale me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
DPO është pika kryesore e kontaktit për individët dhe për autoritetin mbikëqyrës për çdo çështje që lidhet me përpunimin e të dhënave personale.
Kontakt DPO: dpo@itd-al.com
5. Të dhënat që përpunojmë
Në kuadër të funksionimit të website-it dhe komunikimit që realizohet përmes saj, ITD sh.p.k. përpunon vetëm ato të dhëna personale që janë të nevojshme dhe proporcionale me qëllimin për të cilin ato mblidhen.
Komunikimi dhe kërkesat për bashkëpunim
Kur një vizitor i website-it na kontakton përmes formularit të kontaktit, adresës zyrtare të email-it ose mjeteve të tjera të komunikimit të publikuara në website, ne përpunojmë të dhënat që ai vetë vendos në dispozicion, si NIPT; emri i subjektit; email i subjektit; numër telefoni i subjektit dhe përmbajtja e mesazhit.
Këto të dhëna përdoren ekskluzivisht për të shqyrtuar dhe administruar kërkesën, për të komunikuar me subjektin përkatës dhe, kur është e aplikueshme, për të vlerësuar mundësinë e një marrëdhënieje bashkëpunimi. Përpunimi në këtë rast mbështetet në interesin legjitim të Kompanisë për zhvillimin e marrëdhënieve profesionale dhe në ndërmarrjen e hapave para lidhjes së një marrëveshjeje.
Aplikimet për punësim
Nëse aplikoni për një pozicion pune përmes formularit të dedikuar në website-in tonë të internetit, do t’ju kërkohet të plotësoni të dhëna identifikuese dhe kontakti, si dhe të ngarkoni dokumentacion mbështetës (p.sh. CV ose dokumente të tjera profesionale).
Informacioni i dërguar përmes formularit transmetohet në adresën e dedikuar për rekrutim dhe përpunohet në kuadër të procesit të përzgjedhjes, sipas parashikimeve të kësaj Politike dhe Politikës së Privatësisë mbi Rekrutimin.
Përpunimi i këtyre të dhënave kryhet per qellim te procesit te perzgjedhjes si dhe në kuadër të ndërmarrjes së hapave para lidhjes së një kontrate pune.
Përpara dërgimit të aplikimit, aplikanti konfirmon se ka lexuar këtë Politikë të Privatësisë dhe është informuar mbi mënyrën e përpunimit të të dhënave personale. Kjo deklaratë ka karakter informues dhe nuk përbën heqje dorë nga të drejtat e parashikuara nga ligji.
Ne rekomandojmë që aplikantët të mos përfshijnë kategori të veçanta të të dhënave personale, përveç rasteve kur kjo është e nevojshme ose kërkohet nga legjislacioni në fuqi.
Të dhënat teknike të përdorimit të faqes
Gjatë navigimit në website-in tonë, përpunohen automatikisht disa të dhëna teknike, përfshirë adresën IP, llojin e pajisjes, sistemin operativ, shfletuesin, datën dhe orën e aksesit, log-e teknike të nevojshme për funksionimin, sigurinë dhe diagnostikimin e sistemit, si dhe informacion mbi faqet e vizituara.
Këto të dhëna janë të nevojshme për funksionimin teknik të website-it, administrimin e tij dhe garantimin e sigurisë së sistemit. Ato nuk përdoren për profilizim, vendimmarrje të automatizuar apo marketing.
Disa nga të dhënat teknike të përdorimit të website-it mund të mblidhen dhe përpunohen përmes skripteve dhe shërbimeve teknike të palëve të treta, të integruara në website për qëllime funksionale, sigurie, performance dhe analize statistikore (p.sh. shërbime analitike, shërbime të shpërndarjes së përmbajtjes ose burime teknike për ndërfaqen e website-it). Këto shërbime përpunojnë vetëm të dhëna teknike të nevojshme për funksionimin e tyre dhe nuk kanë akses në përmbajtjen e komunikimeve apo të dhëna të tjera personale të ofruara nga përdoruesit përmes formularëve të website-it. Përpunimi i këtyre të dhënave kryhet vetëm në bazë të pëlqimit të përdoruesit, kur ky kërkohet nga legjislacioni në fuqi.
Seksioni “Newsletter”
Website-i i ITD sh.p.k. përmban një seksion të emërtuar “Newsletter” me karakter thjesht informues. Ky seksion nuk përfshin asnjë formular, funksionalitet abonimi ose mekanizëm regjistrimi dhe, për rrjedhojë, nuk mblidhen dhe nuk përpunohen adresa email-i apo të dhëna të tjera personale të përdoruesve. Po ashtu, nuk realizohet dërgim komunikimesh elektronike dhe nuk kryhet profilizim ose marketing.
6. Marrësit dhe përpunuesit e të dhënave
ITD sh.p.k. vepron në cilësinë e Kontrolluesit të të dhënave personale të përpunuara përmes website-it.
Në kuadër të aplikimeve për punësim, të dhënat e dërguara përmes formularit të dedikuar transmetohen drejtpërdrejt në adresën e një subjekti të jashtëm të kontraktuar nga Kompania, i cili ofron shërbime të menaxhimit të burimeve njerëzore, përfshirë procesin e rekrutimit.
Ky subjekt vepron në cilësinë e përpunuesit të të dhënave dhe përpunon informacionin vetëm në bazë të një marrëveshjeje kontraktore dhe sipas udhëzimeve të Kompanisë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në këtë fazë të procesit të rekrutimit, të dhënat e aplikantëve nuk aksesohen nga persona të tjerë brenda Kompanisë, përveç rasteve kur kjo bëhet e nevojshme në vijim të procesit të përzgjedhjes.
Për qëllime të mirëmbajtjes teknike dhe hostimit të faqes, ITD sh.p.k. përdor shërbime hostimi të ofruara nga ofrues të kontraktuar shërbimesh, të cilët veprojnë në cilësinë e përpunuesve të të dhënave. Këta ofrues veprojnë vetëm sipas udhëzimeve të Kompanisë dhe janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin dhe kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Të dhënat personale përpunohen vetëm për qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë dhe nuk vihen në dispozicion të palëve të treta për qëllime marketingu apo përdorime të tjera të papajtueshme me qëllimin fillestar të përpunimit.
Të dhënat personale mund të zbulohen autoriteteve publike vetëm kur kjo kërkohet nga legjislacioni në fuqi ose në përmbushje të një detyrimi ligjor.
7. Transferimet ndërkombëtare të të dhënave
Të dhënat personale të përpunuara në kuadër të përdorimit të website-it dhe komunikimit që realizohet përmes saj përpunohen dhe ruhen brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Për qëllime të hostimit dhe mirëmbajtjes teknike të website-it, ITD sh.p.k. përdor shërbime hostimi të ofruara nga një ofrues shërbimesh i kontraktuar në Republikën e Shqipërisë, i cili, në kuadër të ofrimit të shërbimit, përdor infrastrukturë serverash të vendosur në shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Në raste të caktuara, për shkak të përdorimit të shërbimeve analitike ose teknike të palëve të treta, disa të dhëna teknike mund të përpunohen nga subjekte të vendosura jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Këto përpunime realizohen mbi bazën e vendimeve të përshtatshmërisë; ose klauzolave standarde kontraktore; dhe masave teknike e organizative shtesë për mbrojtjen e të dhënave në përputhje me kuadrin ligjor të zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale.
8. Ruajtja e të dhënave personale
ITD sh.p.k. ruan të dhënat personale vetëm për periudhën e nevojshme dhe proporcionale me qëllimin për të cilin ato janë mbledhur, në përputhje me parimin e kufizimit të ruajtjes të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.
Të dhënat e dërguara përmes formularit të kontaktit ose në kuadër të kërkesave për bashkëpunim ruhen për një periudhë deri në 12 muaj nga komunikimi i fundit, përveç rasteve kur nga komunikimi lind një marrëdhënie kontraktore, në të cilin rast ruajtja rregullohet sipas detyrimeve përkatëse ligjore dhe kontraktore.
Sa i përket aplikimeve për punësim, periudhat e ruajtjes së të dhënave personale rregullohen në mënyrë të detajuar nga Politika e Privatësisë mbi Rekrutimin, e cila vihet në dispozicion dhe pranohet nga aplikanti përpara dorëzimit të aplikimit.
Të dhënat teknike të përdorimit të website-it përfshijnë, ndër të tjera, adresën IP, llojin e shfletuesit, sistemin operativ, pajisjen e përdorur, faqet e vizituara, datën dhe orën e aksesit, adresën referuese (referrer URL), si dhe log-e teknike të gabimeve. Këto të dhëna ruhen për periudha të kufizuara, në përputhje me qëllimin për të cilin përpunohen. Në veçanti, të dhënat statistikore të përpunuara përmes shërbimeve analitike ruhen për një periudhë deri në 14 muaj, sipas konfigurimeve përkatëse të ruajtjes, ndërsa log-et teknike të serverit ruhen zakonisht deri në 60 ditë dhe fshihen automatikisht nga sistemi i hostimit.
Pas përfundimit të periudhës përkatëse të ruajtjes, të dhënat fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt, përveç rasteve kur ruajtja e mëtejshme kërkohet nga ligji ose është e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave ligjore të Kompanisë.
9. Siguria e të dhënave personale
ITD sh.p.k. zbaton masa të përshtatshme organizative dhe teknike për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale nga aksesi i paautorizuar, humbja, modifikimi, zbulimi ose përdorimi i paligjshëm.
Masat e sigurisë zbatohen në përputhje me natyrën e të dhënave të përpunuara dhe me nivelin e riskut që paraqet përpunimi. Qasja në të dhëna kufizohet vetëm për persona të autorizuar dhe në masën e nevojshme për përmbushjen e detyrave të tyre.
Në rast të përfshirjes së përpunuesve të jashtëm, ITD sh.p.k. sigurohet që këta subjekte të zbatojnë standarde të përshtatshme sigurie dhe konfidencialiteti në përputhje me kërkesat ligjore dhe marrëveshjet kontraktore përkatëse.
Ndërkohë që asnjë metodë transmetimi përmes internetit apo ruajtjeje elektronike nuk mund të garantojë siguri absolute, ITD sh.p.k. zbaton dhe rishikon në mënyrë të vazhdueshme masat e saj të sigurisë për të garantuar një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje.
10. Cookies dhe funksionimi i faqes
Website-i i ITD sh.p.k. përdor cookies për të garantuar funksionimin korrekt të saj, për të përmirësuar performancën teknike dhe për të mbledhur statistika anonime mbi përdorimin e website-it, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në pajisjen e përdoruesit gjatë navigimit në website.
Në kuadër të funksionimit të website-it, përdoren kategoritë e mëposhtme të cookies:
- a) Cookies të domosdoshme (Strictly Necessary Cookies)
Këto cookies janë të nevojshme për funksionimin teknik të website-it, administrimin e sesioneve dhe sigurinë e saj. Ato vendosen automatikisht dhe nuk kërkojnë pëlqimin e përdoruesit.
- b) Cookies të performancës dhe analitikës
Website-i përdor shërbime analitike të palëve të treta, përfshirë Google Analytics, për të mbledhur informacion statistikor anonim mbi mënyrën e përdorimit të website-it, si numri i vizitorëve, faqet e vizituara, koha e qëndrimit dhe burimi i trafikut.
Vendosja dhe përdorimi i këtyre cookies kryhet vetëm pas dhënies së pëlqimit të përdoruesit, përmes mekanizmit të njoftimit për cookies që shfaqet gjatë aksesimit fillestar të website-it.
Në këtë kuadër, adresa IP anonimizohet dhe të dhënat e përpunuara nuk përdoren për identifikimin e përdoruesve individualë, profilizim apo qëllime marketingu.
- c) Cookies funksionale
Në raste të kufizuara, website-i mund të përdorë cookies funksionale për optimizimin e ngarkimit të elementeve të ndërfaqes, pa ruajtur preferenca personale të përdoruesit.
Përdoruesit kanë të drejtë të japin, refuzojnë ose tërheqin pëlqimin e tyre për cookies jo të domosdoshme në çdo kohë, përmes mekanizmit të menaxhimit të cookies ose cilësimeve të shfletuesit të tyre. Çaktivizimi i disa cookies mund të ndikojë në funksionimin e disa elementeve të website-it.
11. Të drejtat tuaja
Në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, çdo individ të dhënat personale të të cilit përpunohen nga ITD sh.p.k., ka të drejtë:
- të informohet nëse përpunohen ose jo të dhëna personale që lidhen me të dhe të marrë informacion të qartë mbi natyrën e këtij përpunimi;
- të ketë akses në të dhënat personale që e lidhin me të dhe të marrë një kopje të tyre;
- të kërkojë korrigjimin e të dhënave personale të pasakta ose plotësimin e të dhënave të paplota;
- të kërkojë fshirjen e të dhënave personale (“e drejta për t’u harruar”), kur plotësohen kushtet ligjore;
- të kërkojë kufizimin e përpunimit të të dhënave personale, në rastet e parashikuara nga ligji;
- të kundërshtojë përpunimin e të dhënave personale, kur ky përpunim bazohet në interesin legjitim të Kompanisë, për arsye që lidhen me situatën e tij/saj specifike;
- të tërheqë pëlqimin në çdo kohë, kur përpunimi bazohet në pëlqim, pa cenuar ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes;
- të kërkojë portabilitetin e të dhënave personale, përfshirë marrjen e tyre në një format
të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm nga makina, si dhe, kur është e
aplikueshme, transmetimin e tyre te një kontrollues tjetër.
Kërkesat për ushtrimin e këtyre të drejtave mund të dërgohen në adresën: dpo@itd-al.com. ITD sh.p.k. shqyrton çdo kërkesë në përputhje me afatet dhe kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi dhe mund të kërkojë verifikimin e identitetit të kërkuesit, me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale nga aksesi i paautorizuar.
Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale nuk është në përputhje me kërkesat ligjore, keni të drejtë të paraqisni ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
12. Fëmijët / të miturit
Website-i nuk është i destinuar për përdorim nga të mitur dhe ne nuk mbledhim me vetëdije të dhëna personale nga persona nën moshën e përcaktuar nga legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse konstatohet një përpunim i tillë, do të ndërmarrim masa për fshirjen e menjëhershme të të dhënave.
13. Lidhje me palë të treta
Website-i i ITD sh.p.k. mund të përmbajë lidhje (linke) drejt faqeve të tjera të internetit ose burimeve të jashtme që operohen nga palë të treta.
Këto faqe nuk administrohen dhe nuk kontrollohen nga ITD sh.p.k. Për rrjedhojë, ne nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, praktikat e privatësisë apo mënyrën e përpunimit të të dhënave personale nga këto faqe.
Rekomandojmë që përdoruesit të rishikojnë politikat e privatësisë të çdo faqeje të palës së tretë që vizitojnë përmes lidhjeve të publikuara në website-in tonë.
14. Përditësimet e Politikës
ITD sh.p.k. mund ta përditësojë këtë Politikë të Privatësisë për të reflektuar ndryshime ligjore, teknologjike ose organizative. Versioni i përditësuar publikohet në këtë website dhe hyn në fuqi nga momenti i publikimit. Ne rekomandojmë rishikimin periodik të kësaj Politike për tu informuar.
15. Kontakti
Për çdo pyetje në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë ose për ushtrimin e të drejtave tuaja, mund të na kontaktoni në:
Email: dpo@itd-al.com
Adresa: Gjergji Center, Rruga Murat Toptani, Tiranë 1001, Shqipëri.