20 VITE EKSPERINCE NE DISTRIBUCIONIN E PRODUKTEVE IT

STAF I KUALIFIKUAR

ETIKE PUNE

PRODUKTE DHE SHERBIME CILESORE

JEPINI FUQI BIZNESIT TUAJ

Hardware and Software solutions
“Empower your business”
Rreth nesh

ITD shpk ka filluar të operojë në tregun Shqipëtar që në vitin 1996. ITD tashmë është distributor i autorizuar i Microsoft, Hewlett- Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung dhe shumë kompanivë të tjera prestigjoze globale. ITD, duke u profilizuar si një Distributor i pastër, ka si objektiv të jetë lider në tregun e distribucionit të IT në Shqipëri. ITD shpk mbulon të gjithë territorin e Shqipërisë.

ITD synon të ketë një rrjet rishitësish të shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe t’u ofrojë atyre në mënyrë profesionale shumëllojshmëri produktesh, suport dhe performancë. Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania synon të ofrojë një shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve të saj.

Menaxhimi i Kompanisë

Ekipi i Punonjësve

Progresi dhe rritja e vazhdueshme e kompanisë tonë është e bazuar në talentin dhe punën e stafit tonë të përzgjedhur me kujdes dhe me profesionalizëm të lartë. Kjo është dhe arsyeja, në kendvështrimin tonë, pse kapitali njerëzor ka qënë dhe do të jetë aseti ynë më i çmuar.
ITD shpk perbëhet nga nje ekip prej 56 punonjës te kualifikuar

Departamentet e Kompanisë

Departamenti Produkte
Departamenti Shitje & Marketing
Departamenti Import – Eksport & Garanci
Departamenti Magazinë & Logjistika e lëvrimeve
Kontabiliteti

Elementet e Identitetit te Kompanise

Emri dhe Logo e Kompanisë
Ka dizenjo dhe specifikime në përdorimit për elementet e identitetit të ITD shpk. Ka rregulla specifike për përdorimin e emrit të kompanisë, logon, ngjyrat dhe fontet e shkrimit. Nëse jeni duke prodhuar materiale të printuara që kanë lidhje me aktivitetin e ITD shpk, ju lutemi të përdorni guidelines si specifikuar nga kompania dhe që do t’iu dergohen nga departamenti i marketingut në bazë të kërkesës suaj. Imazhet duhet të përdoren pa u alternuar, pa disproporcione, alternime, ndryshime në ngjyra apo ndonjë modifikim tjetër.
Elementet e Identitetit
Logoja është elementi më i rëndësishëm në prezantimin e imazhit të unifikuar të ITD shpk. Është simboli i vetëm që mund të përdoret në materialet marketing të kompanisë dhe duhet të jetë prezente në çdo publikim që është i lidhur me ITD shpk. Pozicioni dhe vendosja e logos varet nga materiali specifik ku do të vendoset, por normalisht, ajo vendoset në fund të shikimit të lexuesit dhe me një madhësi të mjaftueshme për të reflektuar theksim të mjaftueshëm, por nuk duhet të jetë tepër e madhe që të mund të dalë tepër në dukje. Logoja e kompanisë është gjithashtu emri i kompanisë.
Galeri
Burime Njerëzore
Çertifikata ISO

Profili i kompanisë

Ruajmë dhe forcojmë pozicionin lider nëpërmjet:

Plotësimit të nevojave të klientëve me dedikimin në ofrimin e shërbimeve cilësore

Arritjes së eksperiencës më të gjërë në teknologjitë më të reja

Motivimit dhe suksesit profesional të punonjësve tanë

Operimit bazuar në vlerat tona bazë dhe standarteve më të larta të etikës së biznesit